Monday, February 10, 2025

Merkato-Vllaznia, ndërhyrje në prapavijë. Gati largimi i Marko Juriç dhe afrimin e Serjan Repajt

Lexo

Ashtu siç e kishte paralajmëruar “Panorama Sport” para disa ditësh, te Vllaznia do ketë disa largime në janar. Një prej emrave më të lakuar për të shkëputur marrëdhënien me klubin kuqeblu është Marko Juriç.

Mbrojtësi kroat duket se nuk ka bindur me performancën e tij në pjesën e parë të sezonit, ku edhe dëmtimet kanë qenë të shumta për shtatlartin. Kështu, ai nuk shihet si një garanci për vijimësinë e sezonit në radhët e kuqebluve.

Lojtari 29-vjeçar është pjesë e shkodranëve prej 2.5 vitesh dhe aventura e tij tashmë duket afër fundit. Serjan Repaj, mbrojtësin shkodran që në sezonet e fundit është aktivizuar tek Apolonia, duket gati për të zëvendësuar ish futbollistin e Shiroki Brijeg.

Endri ÇINARI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img