Thursday, July 18, 2024

Merkato-Zyrtare/KF Vllaznia, vesh kuqeblu Valon Ahmetin, prezantimi të shtunën

Lexo

E paralajmëroi presidenti Alban Xhaferi që mbrëmjen e së enjtes në emisionin Emocionet e Europianit Gjermani 2024 që Vllaznia do të firmosë me një sulmues cilësor, por pa e përmendur emin e saktë.

Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, burime zyrtyare nga KF Vllaznia bëjnë të ditur për Veriu Sport, se bëhet fjalë për Valon Ahmetin, futbollistin me një karriere të pasur sportive, I cili ka luajtur për shumë skuadra me emër, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës bjelloruse,  Soligorsk.

Me marrjen e këtij futbollisti, prezantimi zyrtar i të cilit nga ana e KF Vllaznia pritet të bëhet të shtunën, skuadra kuqeblu duket e plotësuar akoma më shumë në të gjitha repartet e lojës duke garantuar një përformancë shumë pozitive, jo vetëm për Kupat e Europës, por edhe për sezonin e ri futbollistik.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img