Friday, October 18, 2024

Mezani i pakënaqur me skuadrën.Tekniku, ktitika lojtarëve të tij

Lexo

Humbja e javës së kaluar me Egnatian u mendua se do të kompensohej me një fitore sot ndaj Bylisit, por Laçi, gaboi përsëri dukemu mundur nga Bylisi me rezultatin 0-1. Një ndeshje kjo që për trajnerin Mezani, skuadra e tij nuk dijti të administronte si duhet ndeshjen. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Over Sport, vlonjati i pankinës laçjane, përcjellë kritika në adresë të futbollistëve të tij.

“Mendoj që kemi gabuar në pjesën e parë në mënyrën si tentuam të fitonim topin, ishim në fushën tonë dhe ishte normale që të kërkonim këtë, dhe kundërshtari na vuri në pozita të vështira. Në momentin e golit, dy lojtarët si Ujka dhe Manellari nuk ishin në momentin e duhur dhe e kishim organizuar ndryshe dhe kështu ata na goditën, më vjen keq sepse skuadra nuk arriti të reagojë.

Kemi humbur gjashtë pikë, kemi rrezikuar jashtëzakonisht shumë dhe mendoj se nuk kemi dhënë maksimumin për të marrë pikët e plota këtu. Ato ndeshje që kanë kaluar i kemi fituar por tani po flasim për humbjet që kemi pësuar këtu që duhet ti kemi detyrim të fitojmë. Duhet të ndryshojmë mentalitetin të kërkojmë më shumë nga vetja të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Duhet të kuptojmë se kampionati sa vjen dhe ndeshjet po pakësohen dhe bëhet më i vështirë.

Disa lojtarë këtu nuk e kanë kuptuar akoma këtë gjë që varet nga këmbët e tyre dhe duhet të japin maksimumin në ndeshje dhe të kërkojnë historinë. Nuk mund të mendojmë për fitoret po për humbjet këtu në shtëpi. Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta që të jemi sa më koshient. Ne jemi të gjithë fatjorë jo vetëm lojtarët. Fitoren duhet ta duan më shumë futbollistët se sa tifozët”,  theksoi ndër të tjera, tekniku i kurbinasve, Gentjan Mezani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img