Vllaznia është skuadra tjetër e Abisnet Superiore që do të luaj në raundin e dytë të Konference Ligë. Shkodranët do të luajn në transfertë ndaj Vikingur Reykjavik,duel që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45.
Dueli i parë mes skuadrave i zhvilluar para një jave në Shqipëri ka shkuar në favorin e kuqebluve,me këto të fundit që kan triumfuar me shifrat 2-1. Ekipit të drejtuar nga Edi Martini do ti duhet një barazim për të kaluar në fazën tjetër të këtij turneu.
Ndërkohë ne jemi vetëm tre ditë para kësaj përballjeje dhe tashmë jan mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. UEFA ka vendosur që këtë përballje t’ia besojë Mihali Kaprali dhe ndihmës të tij do të jenë Vencel Toth dhe Balas Buzas. Gjithashtu arbitër i katërt do të jetë Imre Kovacs,të gjithë jan nga Hungaria.
Fatos LAMAJ