Pas largimit të Fernando Santosit nga stoli i kombëtares polake, Federata në fjalë ka zyrtarizuar pasuesin e tij, i cili do të drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”.
Mikal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës. Ai ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.
“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.