Miloti: “Nuk vuajmë nga ana psikologjike. Mesfusha nuk funksionoi si duhet,do punojmë që të korigjojmë gabimet”

Vllaznia nuk po arrin të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet. Auron Miloti, trajneri i ri i Vllaznisë deklaroi për Oversport:

“Nuk vuajmë nga ana psikologjike. Para ndeshjes ishim mobilizuar të gjithë, por nuk e shfaqëm para publikut. Nuk luajtëm siç ne e menduam. Të them të drejtën dhe mesfusha nuk funksionoi si duhet. Në pjesën e dytë e menduam me dy sulmues sepse donim të fitonim patjetër. Qartësia në mendim dhe në veprim na mungoi sot.

Nënvlerësim për Bylisin? Nuk mund ta them se e morëm lehtë Ballshin. E dimë forcën e tyre. Ishte qartësia në veprim dhe në mendim që na mungoi sot. E gjitha kjo nuk funksionoi.

Ndryshimet? Në fushë nuk u paraqit entuziazmi. Do të punojmë që në ndeshjen tjetër të korigjojmë gabimet që dolën në pah”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu