Ministria kineze e Sportit ka ndaluar tatuazhet për futbollistët e kombëtares dhe u ka kërkuar atyre që i kanë t’i “heqin”, në një kohë kur pushteti komunist synon t’u japë fund tendencave të konsideruara vulgare.
Autoritetet sportive në vend njoftuan këtë rregull, sipas mediave ndërkombëtare, duke thënë se ata janë shembull për të rinjtë.
Futbollistët të cilët i kanë aktualisht tatuazhet duhet t’i heqin ose t’i mbulojnë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve. Ky kusht i fundit pranohet vetëm nëse jepet pëlqimi i ekipit.
Futbollistët e kombëtares kineze tani kanë “një ndalim zyrtar për të bërë tatuazhe të reja”, tha dje Ministria e Sportit, duke u kërkuar atyre që i kanë ato që t’i “heqin”.
“Në rrethana të veçanta, tatuazhet duhet të mbulohen” gjatë stërvitjeve dhe garave, tha ministria në një deklaratë që ndalon rekrutimin e çdo atleti me tatuazh.
Në përgjithësi, tatuazhet janë të neveritshme në Kinë, e cila mbetet një shoqëri kryesisht konservatore. Por ata kanë disa suksese në qytetet e mëdha, veçanërisht me brezin e ri. Nuk është hera e parë që estetika vjen në futbollin kinez. Federata kishte urdhëruar tashmë lojtarët që të mbulonin tatuazhet e tyre vitet e fundit.