Besëlidhja mundet nga Luzi 2008, në miqësoren e dytë, ndeshje e zhvilluar në stadiumin Besëlidhja, të shtunen, me 20.09.2025 e cila përfundoi 1-2 në favor të miqve.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Kofi në ’15. Ndërsa miqtë barazuan në ’35 dhe pjesa e parë përfundoi 1-1.
Në pjesën e dytë stafet respektive kryen disa zëvendësime, që nuk e ndryshuan rrjedhën e lojës. Por miqtë u treguan më racional në administrimin e saj dhe në ’80 arrijnë të shënojnë golin e dytë me anë të sulmuesit Gjoni, i cili me intuitë e ndoqi aksionin, dhe brenda zonës gjuan shpejt siç din ai të gjuajë dhe shënon gol 1-2 për Luzin. Me këtë rezultat përfundoi krejt ndeshja e cila u drejtua nga gjygjtarët; Përndreca kryesor, Gjergji dhe Vuka anësor.
Në përfundim të ndeshjes janë intervistuar edhe trajnerët respektiv; Elvis Plori dhe Bledar Kadiu.
Pavarësisht rezultatit 1-2, tek Besëlidhja në krahasim me ndeshjen e parë me Partizanin B ku barazoi 3-3, u vu re një farë përmirësimi në lojën e saj, ku pati koncept dhe rrjedhshmëri por duhet ende punë për të shkuar në nivelin, që duhet të ketë kjo skuadër, nisur nga kushtet e krijuara nga presidenca e re me në krye z. Pjerin FUSHAJ, emrat e lojtarëve që ajo ka, si dhe objektivave të vëna për kltë sezon.
Ndërsa Luzi 2008, ndonëse një skuadër e re, u paraqit harmonike në lojë, dhe hera-herës dominoi ndaj vendasve. Tek kjo skuadër dy autorët e golave, Bushati dhe Gjoni si dhe mbrojtësi Hajderaj dhe mesëfushori Hazizaj, bënë diferencën me lojtarët e tjerë të skuadrës. Me atë çfarë kjo skuadër dha në fushë, pritet që të jetë një pengesë e vështirë për tu kaluar në ndeshjet zyrtare të kampionatit.
Përgatiti; Martin DEDAJ-Gazetar dhe komentator Sportiv
Kamera : Agostin Cin Marini



