Monday, November 25, 2024

Miqësore luksi për kuqezinjtë. Shqipëri-Itali, përballja në mes të nëntorit

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë është në pritje të ndeshjeve zyrtare që do të luhen më 24 shtator në transfertë ndaj Izraelit dhe më pas, më 27 shtator do të zhvillojë ndeshjen e fundit zyrtare në stadiumin “Air Albania” ndaj Islandës. Ndeshje këto që janë përcaktuese për mundësinë e kapjesë së kreut të grupit, sidomos e para me Izraelin.

Ndërkohë, deri në mbërritjen e datave të ballafaqimit zyrtar, krahas përgatitjeve në grumbullimet e planifikuara nga trajneri Edi Reja në Durrës dhe Tiranë, kuqezinjtë tanë pritet të zhvillojnë një miqësore luksi në mesin e muajit nëntor dhe kundërshtari do të jetë Italia.

Dy federatat përkatëse të futbollit, ajo e Shqipërisë dhe Italisë të kryesuara nga Armand Duka dhe Gabriele Gravina ka kohë që janë  në bisedime dhe tashmë gjithçka ka marrë rrugën e duhur për ta luajtur këtë ndeshje në datat e lira të përcaktuara nga UEFA.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit” shqiptar, Tiranë, mes dy datave 16 dhe 19 nëntor, e cila saktësisht do të përcaktohet në ditët në vijim.  Përpos miqësores me Italinë sektori i ekipeve kombëtare pranë federatës shqiptare të futbollit ka nisur kontaktet për gjetjen e një kundërshtari tjetër Italisë për datën e dytë të lirë të nëntorit. Nuk bëhet fjalë vetëm për skuadra Europiane, por më shumë për ato përtej oqeanit.

Një ndër alternativat e mundshme është Venezuela, e cila është shprehur e gatshme për një miqësore të tillë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të luhet edhe me skuadra europiane, mes të cilave Rumania dhe Çekia, me të cilët specialistët e FSHF-së kanë kontaktuar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img