Sunday, May 5, 2024

Miqësore testi: Kombëtarja U17-Kombëtarja U-16. Selmani, Hajdari, Kubazi, Pepnikaj nga Vllaznia në listat kuqezi

Lexo

Kombëtarja U-17 dhe Kombëtarja U-16 kanë zhvilluar të mërkurën një ndeshje kontrolli në Qendrën e Ekipeve Kombëtare me lojtarë të vitlindjes 2006 dhe 2007. Trajneri i ekipit U-17, Ervin Bulku kishte ftuar në këtë testim 17 lojtarë, të cilët aktivizohen që të gjithë në kampionatin vendas, ndërsa trajneri i ekipit U-16, Agron Kërçova grumbulloi për këtë miqësore 21 lojtarë, gjithashtu nga kampionati shqiptar.

Në radhët e të dyja ekipeve ka pasur mungesa të disa lojtarëve, qoftë edhe për arsye merkatoje, pasi disa prej tyre janë duke provuar në klube të huaja, por edhe nga dëmtimet. Kanë munguar edhe disa lojtarë të cilët aktivizohen me klubet e huaja e që nuk kanë pasur mundësi për t’u bashkuar me dy ekipet kombëtare në këtë ndeshje kontrolli.

Pjesë e kësaj miqësoreje përgatitoreje kanë qënë edhe futbollistët e Akademisë Vllaznia” Egert Selmani, Xhoel Hajdari, Gerald Kubazi të ekipit U1-të dhe Ergestino Pepnikaj i Vllazniksë U16-të.

Stafet teknike kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e lojtarëve në këtë test stërvitor, edhe pse dihet që gjendja fizike është ende larg të qenit më e mira e mundshme në këtë fazë të vitit. Trajneri Bulku ka vijuar punën për sjellë në gjendje optimale grupin përmes këtyre seancave stërvitore dhe ndeshjeve të kontrollit edhe në kuadër të përgatitjeve për miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut, që do të jenë testet më të mira për kolauduar skuadrën për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17.

Ky ishte edhe grumbullimi i tretë i Kombëtares U-17 për muajin gusht nga katër të tillë të programuar nga stafi teknik kuqezi. Duke parë periudhën e pushimeve që kanë bërë një pjesë e madhe e klubeve dhe akademive gjate verës, stafi teknik i Kombëtares U-17 e ka parë të domosdoshme për të vëzhguar nga afër vazhdimisht të gjithë lojtarët dhe seancat e përjavshme stërvitore janë një mënyrë e mirë për të mbajtur në tonus lojtarët, duke theksuar nevojën e rikuperimit të formës fizike në një kohë sa më të shpejtë.

Edhe gjatë pushimeve stafi teknik ka këshilluar që të gjithë lojtarët që të mos e ndërpresin për asnjë moment aktivitetin fizik për të ruajtur sadopak formën duke marrë ngarkesa fizike. Këtë herë grupit i janë bashkuar edhe lojtarët e grup-moshës U-16 me trajnerin Agron Kërçova që shfrytëzoi këtë mundësi për të testuar lojtarët që do të përbëjnë bazën e Kombëtares U-16 në vazhdimësi.

Kombëtarja U-17 po përgatitet për turneun zyrtar në Kroaci, ku do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 të kësaj grup-moshe. Kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Kroacinë, Uellsin e Suedinë.

Më poshtë edhe listat me emrat e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje kontrolli:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img