Friday, October 17, 2025

Miqësorja e dytë, Kombëtarja U-19 barazon 2-2 me Irlandën. Shënues për kuqezinjtë, Joi Xheto Nuredini dhe shkodrani Gabriel Kulla

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U19-Irlanda U19, 2-2(Shënues: Joi Xheto Nuredini 62’, Gabriel Kulla 70’/ Daniel Mare 53’, Pijus Otegbayo 90’)

Formacioni i Shqipërisë U19: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji. Trajneri Juljan Ahmataj

Kombëtarja U-19 barazoi 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Irlandës, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Luzit.

Për kuqezinjtë golat i shënuan në pjesën e dytë Nuredini dhe Kulla.

Trajneri Juljan Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë e nisën më mirë dhe morën avantazhin me Daniel Mare në minutën e 53-të.

Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm, pasi kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Fillimisht Joi Xheto Nuredini barazoi në minutën e 62-të, ndërsa Gabriel Kulla realizoi golin e dytë në minutën e 70-të, duke i çuar shifrat në 2-1.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Irlanda gjeti barazimin me Pijus Otegbayo dhe ndeshja u mbyll 2-2.

Dy miqësoret ndaj Irlandës u mbyllën me një fitore dhe një barazim për Shqipërinë U-19.

Këto miqësore ishin testi i fundit për kuqezinjtë para nisjes së kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19, që do të luhen muajin e ardhshëm.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img