Thursday, May 2, 2024

Miqësorja e dytë me Kosovën. Paraqitje e mirë, Shqipëria U-19 barazon 0-0. Sinjale pozitive për Kualifikueset e Europianit

Lexo

Formacioni i Shqipërisë U19: Klevi Totoshi, Arlind Kurti, Adi  Kurti, Aljon Damini, Maldin Kacurri,  Zylyf Muça, Oresti Kasmollari, Orgito Ruci, Dean Vranici, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani. Trajner: Ervin Bulku:

Shqipëria U-19 ka barazuar 0-0 në ndeshjen e dytë miqësore me Kosovën U19. Dy skuadrat u përballën sërish mes tyre në “Kukës Arena”, ku dy ditë më parë kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku kishin fituar 1-0 me golin e shënuar nga Adi Kurti.

Shqipëria U-19 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klevi Totoshi, Arlind Kurti, Adi  Kurti, Aljon Damini, Maldin Kacurri,  Zylyf Muça, Oresti Kasmollari, Orgito Ruci, Dean Vranici, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani.

Trajneri Bulku kishte mundësinë ta shihte për herë të dytë skuadrën e tij në fushë, duke krijuar kështu një ide më të qartë në prag të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Paraqitja e kuqezinjve të vegjël ka qenë e mirë. Në duelin e sotëm ata krijuan disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën dot të finalizonin e të fitonin.

Në vijim pritet që Shqipëria U-19 të zhvillojë edhe ndeshje të tjera miqësore, si edhe grumbullime e seleksionime. Një pjesë e mirë e lojtarëve njihen nga trajneri Bulku, pasi i ka pasur nën urdhra edhe më parë kur drejtonte Shqipërinë U-17, që u kualifikua në Elite Round të kualifikueseve të Europianit të kaluar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img