Friday, December 27, 2024

Miqësorja e dytë / Shqipëria U-17 mposht 3-1 Maqedoninë e Veriut me golat e Pepnikaj, Malaj e Arifit

Lexo

Shqipëria U-17 ka zhvilluar miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut U-17, ndeshje e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” e që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 3-1. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Erigestino Pepnikaj, Tedi Malaj dhe Ergis Arifi.

Trajneri Ardi Behari hodhi në fushë këtë formacion titullar: Leonard Kolgecaj, Kris Gecaj, Erigestino Pepnikaj, Renato Halili, Davide Avdullari, Jetmir Laze, Matia Huqi, Ergis Arifi, Tedi Malaj, Matias Gici, Elio Nderjaku.

Nisja është e shpejtë dhe menjëherë Maqedonia e Veriut kalon në avantazh kur në minutën e pestë mesfushori Admir Latifi kombinon në hyrje të zonës me Luka Makaloski dhe pasi merr topin në hyrje të zonës godet me të djathtën duke mposhtur portierin Leonard Kolgecaj dhe duke shënuar gol.

Tre minuta më vonë Shqipëria i afrohet barazimit me Tedi Malajn, i cili merr një top në zonë shumë afër portës dhe në momentin e fundit bllokohet nga mbrojtja. Pikërisht nga goditja e këndit lind edhe barazimi i Shqipërisë. Erigestino Pepnikaj provon në tentativën e parë me kokë, teksa mbrojtja e bllokon, në tentativën e dytë gjuan me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke baraspeshuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 23-të është Davide Avdullari që bën një inkursion mjaft të bukur nga e majta dhe pasi del i vetëm me portierin godet më të majtën, por topi përfundon jashtë shumë afër me shtyllën.

Shqipëria U-17 e ka marrë veten pas startit të ngadaltë dhe në minutën e 30-të arrin të gjejë golin e avantazhit me Tedi Malajn, i cili merr një top në hyrje të zonës dhe pas një lëvizje të bukur godet saktë me një diagonale duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuqezinjve, ndërsa pjesa e dytë vijon me të njëjtin ritëm me Kombëtaren shqiptare më shumë iniciativën në fazën sulmuese. Në minutën e 50-të Oresti Rifa fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës, goditje që e ekzekuton po vetë. Në vend që të godas portën Rifa pason në zonë për Ergis Arifin i cili me të parën gjuan saktë dhe realizon golin e tretë për Shqipërinë, me një skemë që rezulton efikase.

Maqedonia e Veriut provon në dy raste në minutën e 76-të për të ngushtuar shifrat, por pa ia dalë mbanë. Të dy trajnerët bëjnë disa zëvendësime duke freskuar forcat në fushë, teksa rezultati nuk ndryshon deri në fund. Shqipëria U-17 fiton me rezultatin 3-1 pas një paraqitje shumë të mirë, ndërsa edhe në miqësoren e parë të së hënës barazoi 0-0 me Maqedoninë e Veriut.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img