Thursday, May 9, 2024

Pingpong-Kampionati Kombëtar individual, fitues Liridona Rexhaj dhe Aron Koni

Lexo

Liridona Rexhaj dhe Aron Koni ishin kampionët individual në pingpong në garën që është zhvilluar këtë fundjavë në Elbasan. Për Rexhajn ishte titulli i gjashtë radhazi kampion, ndërsa në finale mundi Samanda Agollin, kurse Koni fitoi në finale ndaj Kejdi Kalasë së Tiranës.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 120 pingpongistë, që përfaqësuar ekipet e Vllaznisë, Teutës, Elbasanit, Tomorit, Flamurtarit, Sopotit, Gjikondit, Tirana Top Spin, Tiranës, Partizanit dhe Përmetit. Madje në këtë kampionat është nderuar me mirënjohje nga Federata Shqiptare e Pingpongut, Shefikat Kovaçi, që ka një kontribut të veçantë në zhvillimin e këtij sporti në Elbasan.

Kampionati është luajtur në dy ditë, ndërsa ishin 16 grupe për meshkuj dhe 8 grupe për femra. Në përfundim, Liridona Rexhaj dhe Aron Koni u shpallën kampion, teksa janë dalluar dhe Sadush Tosuni, Dorian Tapia, Kejdi Kalaja, apo dhe Samanda Agolli.

Pingpongu tanimë bëhet gati për aktivitetet ndërkombëtare, teksa Shqipëria për moshën 15 dhe 19 vjeç do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Orestiada të Greqisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img