Miqësorja ndërkomëbëtare, Itali-Shqipëri U-18, kuqezinjtë humbin 1-0

Itali U-18 – Shqipëri U-18 1-0

Formacioni i Shqipërisë U-18: Simoni, Sota, Thaleb, Çipi, Azizi, Tahiri, Lika, Kote, Halilaj, Celaj, Nikqi. U aktivizuan: Kaceli, Biba, Cupani, Cungu, Nako, Prendi, Stafa. Trajner: Ardi Behari

Kombëtarja shqiptare e 18 vjeçarëve ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Italisë U-18. Sfida e luajtur në Qendrën stërvitore të Kombëtares italiane, Coverciano, ka përfunduar në favor të vendasve, me rezultatin minimal 1-0.

Ekipi ynë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, me një pjesë të parë të barabartë ku të dy skuadrat ishin të rrezikshme në portat respektive. Kuqezinjtë u ndëshkuan në minutën e 39-të nga vendasit, të cilët shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen tonë. Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Ardi Behari bëri 6 zëvëndësime, dhe skuadra jonë mori kontrollin e lojës në dorë, me djemtë kuqezi që në 20 minutat e fundit ju afruan shumë herë golit por pa arritur të finalizojnë me sukses. Gjithçka u mbyll me golin e minutës së 39-të për Italinë.

Ditën e premte, 13 gusht, ora 11:00, në Coverciano do të jetë rradha e Kombëtares U-19 të zbresë në fushën e lojës përballë bashkëmoshatarëve italianë. Ky do jetë testi i tretë për tajnerin Cungu, pas dy miqësoreve të luajtura me Kosovën. Në shtator kuqezinjtë do të luajnë dy miqësore ndaj Izraelit, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu