Sunday, September 8, 2024

Miqësorja, Shqipëri-Bullgari, sot ora 18:00, në “Air Albania”. Interesim jo i madh nga tifozëria. Mbi 13 mijë bileta të shituara që mund të shtohen në vazhdim

Lexo

Në harkun kohor të pak ditëve, që nga e enjtja e kaluar kur u ndesh në “Air Albania” me Çekinë në kuadrin e Kualifikueseve të Europianit 2024 dhe fitoi pastër 3 me 0, kombëtarja e kuqezi rikthehet përsëri në stadiumin kombëtar. Por, këtë radhë në kuadrin e një ndeshje miqësore duke pasur përballë kombëtaren e Bullgarisë.

Ajo të vërehet ka të bëjë me interesim jot ë madhe të tifozëve për ta ndjekur live këtë ndeshje. Kjo shnikohet edhe nga numri jo i kënaqëshëm mi shitjes së biletave, ku deri gjatë orëve të paradites së sotme shifra e biletave të shitura ka shkuar në rreth 13 mijë. Shifër kjo që pritet që deri në orën e nisjes së ndeshjes numri të shkojë deri në 14 mijë.

Sa u përket çmimeve, ato nisin nga 10 mijë lekë të vjetra që janë sektorët mbrapa portave, për të kaluar te tribuna karshi që gjen bileta me 20 dhe 30 mijë lekë të vjetra dhe deri ato në tribunën kryesore që shkojnë 130 dhe 220 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë, duke iu rikthyer ballafaqimit në fushën e lojës, pritet të jetë një sfidë mjaft interesante ku kuqezinjte e Silvinjos jan favorite duke pare momentin jo te mire te Bullgarise, por realisht, historia “flet” ne favor te ketyre te fundit.

Duke nisur qe nga viti 1946 kur u zhvillua ndeshja e pare mes Kombetares sone dhe bullgareve e deri ne vitin 2007 kur ishte dhe ndeshja e fundit,jane zhvilluar gjithsej 11 ndeshje. 11 ndeshje te cilat nuk jan ne favorin tone persa i perket statistikave.

Ne keto ndeshje te luajtura,2 jan fitore per Shqiperine,4 jan barazime,teksa 5 here Bullgaria ka triumfuar ndaj nesh. Ndersa persa i përket golavarazhit eshte nje diference prej 7 golash me rezultatin 8-15 ne favor te Bullgareve.

Ndeshjet Shqiperi-Bullgari pergjate viteve te kaluara

Shqiperi 3-1 Bullgari(9 tetor 1946/Kupa Ballkanike)

Bullgari 2-0 Shqiperi(15 korrik 1947/Kupa Ballkanike)

Bullgari 0-0 Shqiperi(17 nëntor 1949/Miqesore)

Shqiperi 2-1 Bullgari(4 qershor 1950/Miqesore)

Bullgari 2-1 Shqiperi(19 tetor 1980/Boteror)

Shqiperi 0-2 Bullgari(14 tetor 1981/Boteror)

Shqipëri 1-1 Bullgari(6 shtator 1995 / Europian)

Bullgari 3-0 Shqiperi(7 tetor 1995/Europian)

Bullgari 2-0 Shqiperi(30 prill 2003/Miqesore)

Bullgari 0-0 Shqiperi(28 mars 2007/Europian)

Shqiperi 1-1 Bullgari (17 tetor 2007/Europian)

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img