Saturday, May 18, 2024

Miqësorja, Vllaznia – Kastrioti, vetëm barazim 0-0. Goli, vazhdon të mbetet problem për kuqeblutë!

Lexo

Vllaznia-Kastrioti 0-0

E shtunë, 7 janar 2023, ora 14:00, Stadiumi “Loro Boriçi”Shkodër

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Spahija, Pjeshka, Jonuzi, Boshnjaku,  Marku, Hoxha, Mala, Kaina(U aktivizuan në pjesën e dytë: Qarri, Kruja, Juriç, Heriç, Vulaj, Alivoda, Delaj, Kapllani, Hakaj, Çoba, P. Pjeshka). Trajner. Mirel Josa

Kastrioti: Sali, Prekoçeviç, Kodra, A. Selmani, Karakaqi, Hasani, Greca, Onanuga, Stojanoviç, Zogaj, S. Selmani(U aktivizuan në pjesën e dytë: Malaj, Marinaj, Sulka, J. Çela, Arapi, Kaçinari, Bejzade, Ajazi, Aliaj) Trajner: Ardian Mema

Gjygjtarë: Ditmir Grimci, Ardit Çobaj, Sajmir Hyseni

Vllaznia dhe Kastrioti e kanë nisur vitin e ri 2023 me një përballje miqësore. Takimi në fjalë, i cili u transmetua drejtpërdrejt  nga Portali Veriu Sport, u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke pasur si qëllim testimin e të dyja skuadrave një javë përpara fillimit zyrtar të ndeshjeve të Abissnet Superiore.

Kjo përballje miqësore vinte kur tre javë më parë, Vllaznia dhe Kastrioti u ndeshen ne në stadiumin e Kamzës për fazën e dytë të Superiores, ku krutanët dolën fitues me golin e shënuar nga ishi i Vllaznisë, Silvio Zogaj. Ndaj, në një farë mënyre, ballafaqimi në fjalë kishte në vetvete edhe një tip hakmarrje të kuqebluve për t’i rrëmbyer fitoren krutanëve, pasi edhe në sfidën e fazës së parë nuk kishin kujtime të bukura me ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”.

Parë në tërësi, kuqeblutë patën më tepër epërsi territoriale, sidomos në pjesën e parë, kur edhe iu afruan disa herë golit, por pa mundur të shënojnë, kjo edhe për meritë të portjerit Sali, por edhe për pasaktësi të goditjeve të Malës, Jonuzit, Gurishtës, Markut, etj. Megjithatë, edhe Kastrioti, pjesë e së cilës ishin edhe tre ish kuqeblutë, kapiteni Abaz Karakaçi, Edon Hasani dhe Silvio Zogaj, kërcënunn disa herë portën e Zogoviç

Ndërkohë, 45 minutat e dyta, paraqesin në fushë një Kastriot më ambicioz sesa ai i pjesës së parë, i cili për hirë të së vertetes pati momente të arta për të kaluar në avantazh, duke përfshirë këtu edhe kontributin e futbollistit nga Malësia e Madhe, Marinaj.

Sa i takon Vllaznisë, nga njëmbëdhjetëshi i pjesës së parë: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Spahija, Pjeshka, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Hoxha, Mala, Kaina, tekniku Josa ndërroi tërësisht formacionin për fraksionin e dytë të lojës. Saktësisht, mund të themi se vetëm Paulo Pjeshka, i cili në këtë ndeshje u aktivizua si mbrojtës i majtë, u la në fushë duke vijuar të luajë në pjesën e dytë së bashku me portjerin Qarri, Krujën që mori shiritin e kapitenit nga Gurishta, Juriç, Heriç, Vulaj, Alivoda, Delaj, Kapllani, Hakaj, Çoba.

Një pjesë e dytë, ku edhe Vllaznia pati momentet e saj të mira, mes të cilëve spikati përformanca e Kristian Vulajt, shqiptaro-malazezit që si rezultat i hapësirave të pakta në pjesën e parë të sezonit, emri i tij është lakuar jo pak për një largim të mundshëm nga kuqeblutë, por që me këtë përformancë, të sotme, situata mund të ndryshojnë.

Përfundimisht, pas 90-të minutave të kohës së rregullt, duke i shtuar edhe ato dy shtesë, vërshëllima e gjyqtarit kryesor, shkodranit Ditmir Grimci, i cili gjykoi me kompetencë së bashku me dy kolegët e tij, Ardit Çobaj dhe Saimir Hyseni, fikson rezultatin e barabartë, 0-0.

Një barazim, që ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të mëparshme, tregoi se kuqeblutë prodhojnë raste, por shënimi i golit vazhdon të mbetet problem.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img