Sunday, September 8, 2024

Vlerësimi nga UEFA, pas presidentit Xhaferi, shefi i sigurisë së stadiumit “Loro Boriçi”, Artan Brahimi, përcjell falenderimet e rastit për bashkëorganizatorët

Lexo

Dy ditë më parë ishte Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ai i cili, i gëzuar dhe padyshim shumë i lumtur për vlerësimin shembullor që kishte marrë nga UEFA në lidhje me organizmin model të ndeshjes, Vllaznia-Universitatea Craiova, që publikonte lajmin e mirëpritur mbërritur nga institucioni i lartë i futbollit europian.

“Mirdita të dashur miq dhe dashamirës te KF Vllaznise.

Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik , ku dje mbas 30 viteve realizimi të ndeshjeve nderkombetare në stadiumin Loro Boriqime eksperienca jo te mira ,ku si pasojë kane ardh dhe penalitete të ndryshme për ekipit tone , arritëm të marrim nje vleresim shembullore nga UEFA për ndeshjen e fundit kundrejt Universita Craiova!

I inform you that at the UEFA meeting on August 8, 2022, the assessment of the level of security in your LORO BORICI Stadium is “MAXIMUM LEVEL OF SECURITY, SAFE ATMOSPHERE TO DEVELOP EVERY INTERNATIONAL FOOTBALL MATCH”

Faleminderit dhe njehere te gjitheve qe kontribuan per kete organizim, ne vecanti TIFOZERINË TONË TË MREKULLUESHME, si dhe gjithë insitucionet e tjera, së bashke me kompanine e Sigurise. Uroj në të ardhmen të kemi shumë më shumë evente nderkombetare në qytetin tone”.

Ky është mesazhi i publikuar nga presidenti, Alban Xhaferi. Ndërkohë, pikërisht për këtë temë, është një tjetër përfaqësues i KF Vllaznia, Artan Brahimi, i cili në cilësinë e sheshit të sigurisë së stadiumit “Loro Boriçi” me stafin që ai mbulon ishte në terren për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, kërkon të përcjellë falenderimet e tij për ato që e mbështeten skuadrën e tij të sigurisë në realizimin e objektivit.

“Miq te dashur te KF Vllaznia!
Kam kenaqesine te ndaj me ju lajmin e madh, dhe shume vleresues kundrejt Vllaznise nga UEFA për ndeshjen e fundit me Universita Craiova!
Faleminderit te gjitheve atyre qe na mbeshteten, na besuan dhe me kontributin e tyre bene te mundur te arrinim deri ketu , duke filluar pike se pari me urimin dhe falenderimin me te perzemert ndaj Presidentit Z. Alban Xhaferi, qe ka qene mbeshtetja me e madhe ne arritjen e ketij suksesi. Falenderim te veçante per grupin “Ultras”, Gys Pjeshka, Bledar Kernici, Sheri Snajperi. Falenderime dhe mirenjohje pafund per punen e palodhur dhe per gatishmerine shkojne ndaj , komondant Enrik Elmazaj, Ornel Meta, Alket Halilaj, Bledar Tafaj , Bekim Brahimi, dhe ne veçanti Lad Hasen. Pa lene pas bashkepunimin me Policine e Shkodres me Drejtor Z.Hamdi Fiora, Shefin e Rendit, Z.Behar Kraja , mikut dhe mbeshtetesit, Z.Ardjan Zaganjori, ku nga puna e tyre e sakte dhe kuptimplote kane dhene te kuptoje qe profesioni dhe tifozeria jane 1 e vetme. Faleminderit Tifozerise se madhe Shkodrane qe na e beri punen me te bukur dhe me te thjeshte.
Sfida te reja dhe te medha na presin ne vazhdim inshaAllah.

The best ëay to start the season…!”, shkruan Artan Brahimi në postimin e tij përcjellë në rrjetet sociale, shoqëruar me  skuadrën e tij të sigurisë së stadiumit “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img