Pak javë më parë trajneri Mirel Josa u largua nga drejtimi i Vllaznisë. Por nuk do të jetë për shumë gjatë pushim pasi pritet që Josa të rikthehet në kampionatin kosovar ku trajnoi Prishtinën për 2 sezone. Flitet se tekniku 59-vjeçar do të marrë drejtimin e Dritës.
Drejtuesit e klubit nga Gjilani janë shumë afër marrëveshjes me kushtet e trajnerit nga Shqipëria dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Drita ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Arsim Thaqit dhe është në kërkim të një zëvëndësuesi.
Klubi bardheblu është në rivalizim me Ballkanin e Ilir Dajës për titullin kampion. Nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të kemi një duel shumë interesant Josa – Daja për titullin kampion në Kosovë. Josa më parë ka qenë trajner i skuadrës së Prishtinës në Superligën e Kosovës