Saturday, July 27, 2024

Superiore-Java e 29-të, flet për Tiranën. Tre skuadrat rivale lënë pikë, bardheblutë shkëputen ne +5 nga Partizani dhe +11 nga Egnatia dhe Vllaznia

Lexo

Me tre duelet e sotme, ku i fundit ishte në mbrëmje mes Tiranës dhe Egnatias, përfshirë edhe ato të ballafaqimeve të ditës së djeshme, është mbyllur java e 29-të e kategorisë Superiore.

Një javë që foli e tëra në favor të Tiranës, pasi falë pikëve të humbura nga skuadrat rivale, bardheblutë i janë shkëputur 5 pikë, Partizanit të vendit të dytë, si dhe 11 pikë, Egnatias dhe Vllaznisë, që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta.

Për njërën nga rivalët, atë të skuadrës rrogozhinase, mendoi vetë Tirana, duke e mundur në sfidën direkte me rezultatin 2 me 1. Ndërkohë, që ndjekësi më i afërt, Partizanin u mund në transfertën e Laçit, 3-2.

E papërfituar nga kjo javë doli edhe Vllaznia, e cila pati shansin e artë, që me një fitore tre pikëshe ndaj Kukësit në transfert, të parakalonte Egnatian e vendit të tretë dhe t’i afrohej edhe më shumë Partizanit që mban vendin e dytë. Por, barazimi 0-0 në “Kukës Arena” e la Vllazninë në vendin e katërt me pikë të barabarta me Egnatian.

Ai që ka përfituar këtë javë është Laçi, i cili me fitoren ndaj Partizanit, ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë, 3 më pak sesa Egnatia dhe Vllaznia, duke u futur në “valle” për Europën.

Erzeni dhe Teuta, mbajnë mesin e artë të renditje, duke u renditur në vendin e gjashtë dhe të shtatë  me 38 dhe 36 pikë. Ndërkohë, që në zonën e ftohtë të renditjes, mbeten Teuta, Bylis dhe Kastrioti, që mbajnë vendet e 8, 9, 10. Me Teutën që është më e favorizuar pasi ka 35  pikë, ndaj Bylisit dhe Kastriotit me nga 30 dhe 28 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 29-të të Superiores

Erzeni-Kastrioti 0-0, Bylis-Teuta, 2-2, Kukësi-Vllaznia 0-0, Laçi-Partizani 3-2, Tirana-Egnatia 2-1

Më poshtë, tabela klasifiimit e Superiores-Java e 29-të

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img