Mjafton goli i Johnson në minutën e 42-të, Tottenham mund në finale 1-0 Manchester United dhe shpallet kampion i Europa League

Tottenham është fitues i Europa League. Ka mjaftuar goli i Johnson në minutën e 42-të për të mundur Manchester United me rezultatin, 1 me 0 në finalen e madhe të luajtur në Bilbao të Spanjës.

Fitore kjo që e shpalli Tottenham fitues të trofeut, që i mungonte prej shumë vitesh. Një sukses ky që kualifikon skuadrën londineze të marrë pjesë në Champions League sezonin ardhshëm.

Nga ana tjetër, për United, ky mund të quhet sezon i dështuar, pasi përveçse e mbylli pa asnjë trofe, nuk arriti të fitojë një vend në kompeticionet evropiane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu