Japoni-Kosta Rika 0-1(Shënues: Fuller 81’)
Ajo humbje e thellë 7-0 përballë Spanjës, bëri që në analistët e sportit ta konsideronin Kosta Rikën si skuadrën e radhës të larguar nga Botërori, pas Katarit, edhe ai me zhgënjime në lojrat e tij. Por, surpriza që dhuroi në përballjen me Japoninë duke e mundur me rezultatin 1-0, rihap garën në grupin E.
Një grup me të vertetë jo pak i komplikuar, kur Japonia mund Gjermaninë, gjigandët e futbollit botëror, dhe tashmë është Kosta Rika që mund Japoninë, ndërkohë që orën 20:00, pritet se çfar do të sjelë përballja, Spanjë-Gjermani, rezultati i së cilës përcakton jo pak situatën për vazhdimësinë, sidomos për gjermanët.
Duke u n dalur tek sfida e mesditës së sotme, mjaftoi një gjuajtje në portën japoneze për të shënuar një gol, dhe Kosta Rika festoon duke harruar atë humbje 7-0 të pësuar në debutimin e tyre kundër Spanjës dhe mundi Japoninë 1-0, e cila nuk mundi të vazhdonter me atë ritëm si kundër Gjermanisë.
Një lojë, pak a shumë e mërzitshme për pjesën e parë pa gjuajtje në portë nga të dyja skuadrat, që solli mungesën e emocioneve në 45 minutat e para. 45 minutat e dyta fillojnë me një tjetër pamje falë pritjes së bukur të Keylor Navas në goditjen e Moritës pas vetëm gjashtëdhjetë sekondash, por është vetëm një iluzion dhe ritmi ulet menjëherë duke u kthyer në mërzinë e fraksionit të parë.
Në minutën e 81-të me avantazhin e papritur të Kosta Rikës, goli i Fuller në shtyllën e largët nga brenda zonës, Gonda nuk ka se çfarë të bëjë. Goditja e parë e Kosta Rikës në portë në Katar përputhej gjithashtu me golin e parë për amerikano qendrorët. Japonia hidhet përpara, por në minutën e 86-të Asano dhe Minamino nuk arrijnë të zgjidhin një situatë të krijuar në zonën e vogël të Keylor Navas. Ky ishte i vetmi reagim i rëndësishëm. Sot japonezët nuk ishin në ditën e tyre, ashtu si në ndeshjen me Gjermaninë dhe humbasin mundësinë e parë për të prerë biletën për në raundin e 16-shes.