Friday, December 27, 2024

Moment historik për arbitrimin shqiptar. Enea Jorgji me ndihmësit e tij gjykojnë në grupet e Champions League

Lexo

Për herë të parë në histori, gjyqtarë nga Shqipëria kanë drejtuar një ndeshje të grupeve në Champions League. Bëhet fjalë për Enea Jorgji, me ndihmësa Denis Rexhën dhe Ridiger Çokaj, si dhe Florian Lata i katërt, të cilët bënë “ligjin” në sfidën mes Young Boys-Leipzig 1-3 të luajtur në Stadion Wankdorf(Bern).

Autorë të golave në këtë ndeshje për formacionin gjerman ishina Simakan 3′, Schlager 73′ dhe Šeško 90’+2. Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Elia 33’.

Gjyqtari shqiptar nuk është kursyer aspak në këtë debutim historik, në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh në kontinentin e vjetër.  U desh të nxirrte shtatë herë kartonin e verdhë, tri herë për vendasit dhe katër për miqtë.

Ndërkohë, për t’u theksuar është një moment i vështirë për t’u menaxhuar në një rast kur gjermanët pretenduan penallti, por Jorgji, pas konsultimit me VAR si dhe të vëzhgimit nga vetë ai të pamjeve në monitor, i qëndroi vendimit të parë duke mos akorduar penallit për gjermanët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img