Është shkruar dhe folur shumë për jeten dhe karrieren e pasur sportive të futbollistit shkodran Rudi Vata, debutimi në Shkodër me Vllazninë, transferimi në Tiranë për studime në shkollën sportive të futbollit, periudha e aktivizimit me Dinamon dhe me ekipin kombëtar, për të vijuar më pas me jeten sportive jashtë vendit me skuadra dhe shtete nga më të ndryshme, ndërkohë që kulminacionin e pati në Gllazgou-Skoci, aty ku si titullar i Celtik fiton trofeun e Kupës së Skocisë.
Një jetë sportive, me jo pak sakrifica, duke pasë parasysh regjimin e atëhershëm, gjatë të cilit Rudit iu desh të luftonte fort për të fituar lirinë dhe më pas me punë, këmbëngulje, pasion dhe vullnet vjen edhe parajsa,
Për të gjithë këto, vjen në vemendje të opinionit sportiv libri me kujtimet e Rudi Vatës i titulluar “Football, Freedom and Paradise”-“Futbolli, Liria dhe Parajsa”, libër i promovuar përmes një ceremonie mbresëlënese në Celtic Park-Gllazgou, aty ku Rudi Vata jeton prej vitesh me familjen e tij.
Në një prononcim të shkurtër për Veriu Sport, Rudi Vata, i konsideruar dhe cilësuar më herët nga specialistët e futbollit, si kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, bën të ditur se libri ka formën e një autobiografie të jetës së tij private dhe sportive. Vemendjen më të madhe e merr momenti i rrth 30-të viteve më parë, kur pas ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë kundër Francës në Parc des Princes në Paris e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian, ai largohet në mënyrë ilegale nga stadiumi duke vendosur të kërkoj strehim politik.
Më herët, një gjë të tillë e kishte bërë edhe Aleksi, vëllai i tij, i cili rrugën e perëndimit arriti ta realizojë me riskun e jetës, kur Adriatikun e kaloi së bashku me disa shokë të lagjes Sarreq të Shkodrës në një anije peshkimi nga porti i Shëngjinit dejt Italisë.
“Futbolli, liria dhe parajsa! Historia ime”, libri autobiografik i Rudi Vatës po bën një jehonë shumë të madhe në Gllazgou, edhe për faktin se një pjesë e madhe e këtyre kujtimeve lidhen edhe me klubin e Celtikut ku ai bëri një karriere tejet të suksesshme.
Aty ku u lidh edhe me shoqeen e tij të jetës, vajzën skoceze me orijginë nga Irlanda, Ann Frances, me të cilët çiti simpatik ka dy fëmijë, Ruanin, me të cilin drejton kompaninë “Vata Vision Football Management”, si dhe Roccon, i cili pasi u formua si futbollist në Gllazgou pranë Celtikut ku u bë i njohur babai i tij, tashmë për sezonin e ri futbollistik luan në kampionatin anglez.
Gaspër MARKU