Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas barazimit 1-1 me Egnatian
“Transferta me Egnatian, ekipi i fitimit të dyfishtë sezonin e kaluar, sigurisht është ndeshje e vështirë. Deri në pësimin e golit, një 10 minutësh e startuam ne mirë ndeshjen. Kjo ka dy medalje, nuk duhet të reagojmë pasi marrim gol por përpara, sigurisht dhe meritë e kundërshtarit që ka manovër të konsoliduar. Ne duhet të kishim më shumë futje në situate 1 kundër 1. Egnatia u tërhoq në presing ultra-difensiv. Egnatia luajti më mirë me 11 lojtarë, ne duhet të kishim bërë më shumë gjatë kohës që ishim me një lojtar më shumë.
Pas minutës së 30-të që iu konstatuat, ne e pamë që nuk po koordinoheshim mirë, Egnatia po na rrezikonte me daljet nga poshtë, portieri po luante mirë me këmbë dhe vendosëm pressing difensiv, aty sikur u balancua situate. Zbritëm një sektor më poshtë.
Sot ishim të detyruar për zëvendësimet se të dy mesfushorët me karton të verdhë. Aty kemi lojtarë në pankinë që dhe kur i hedh në fushë bëjnë goxha mirë, si Qefalija dhe Karamba, ky i fundit i vetmi lojtar që e nxjerr në mënyrën e duhur topin nga poshtë lart. Toli dhe Gudiabi nuk u ndihmuan shumë nga lojtarët e krahëve, na krijuan hapësirë dhe prandaj ra kondicioni”, u shpreh Daja për RTSH.