Monday, January 19, 2026

Vllaznia Basket U16, fiton derbin e Qytetit. Mund HTL Shkodra Basket 52-64

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në ndeshjen derbi të kampionatit U16, ekipi i Vllaznia Basket i drejtuar nga trajneri Antonio Shabani arriti një fitore të merituar ndaj Shkodra Basket të drejtuar nga Ervin Berdica, me një diferencë prej 14 pikësh, duke konfirmuar nivelin, organizimin dhe vazhdimësinë e punës së bërë me grupmoshat e reja.

Kjo fitore është rezultat i një pune të strukturuar dhe afatgjatë, që buron nga roli i Vllaznisë si klubi zyrtar përfaqësues i qytetit të Shkodrës, me mision të qartë zhvillimin e sportistëve të rinj, edukimin sportiv dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetit në çdo nivel.

Vllaznia vazhdon të investojë seriozisht në formimin e brezave të rinj, me standarde profesionale, stabilitet dhe vizion afatgjatë, duke u dalluar qartë nga iniciativa të kufizuara në vazhdimësi apo të orientuara kryesisht nga interesa të momentit.

Urime sportistëve, stafit teknik dhe të gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë në ruajtjen dhe forcimin e traditës sportive të Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img