Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes, Bylis-Partizani 1-2
“Ne kishim menduar që është një ndeshje shumë e fortë. Kishim provuar manovrat tona, një manovër shumë të mirë në të parën që na nxori 2-3 herë para portierit, si në rastin e Hjumën, Sidibe e Tomës. Pësuam gol aksidental, djemtë dhanë maksimumin, pësuam lojën e kundërshtarit vetëm 10 minuta por pastaj administruam çdo gjë.
Çunat dhanë maksimumin, mos harrojmë që ishte ndeshje e fortë dhe Bylisi në dy të fundit ka treguar jashtëzakonisht shumë cilësi me Egnatian e Dinamon. Djemtë dhanë maksimumin, rigoroz me detyrat. Ndoshta pësuam një gol që nuk duhej ta merrnim por futbolli prandaj është i bukur.
Skuka? AI ishte me kartonë, sigurisht që është një forcë e jona, në çdo ekip ndjehet mungesa e tij. Të them të drejtën ekipi ishte fluid në pjesën e parë. Në minutat 16-17, Hjumën kapi thellësi falë fluiditetit të Tomës e doli një kundër një me portierin. Pas 7-8 minutash doli Toma e në fund SIdibe. Mos harroni që Ballshi është një fushë e vështirë, të kërkosh më shumë se 3-4 herë të dalësh një kundër një me portierin mendoj se është e tepërt. Por djemtë dhanë maksimumin e shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.



