Modestia e serbit të pankinës elbasanase, Gvozdenoviç: Merita për fitoren ndaj Teutës e ka stafi, dhe jo unë…Ata më bindën për aktivizimin e Insa Bojes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, Elbasani-Teuta 2-1

“Të them si ishte muhabeti dhe çfarë ishte e vërteta. Të gjithën e meriton stafi im, nuk isha në mendje për të futur Boje. Isha për një tjetër lojtar, si Qose, Bunjaku apo një tjetër. Stafi më bindi mua, që Boje është gati. E di nga stërvitja që është gati, por prapë ndoshta ishte shpejt për Boje. Të gjitha i meriton stafi dhe jo unë.

Ne ishim skuadra më e mirë, dominuam nga fillimi në fund. Kam shumë respekt për Teutën, por shënoi me një rast dhe gol. Ndoshta dhe pak me fat sepse topin e kontrollonte Musta dhe ishte për ne. Pjesa e parë dhe e dytë ishin përgatitur njësoj, por ndoshta në fillim ishin pak me kujdes. Ne kemi dominuar edhe pjesën e parë sepse ishin shumë raste për gol dhe për pasin e fundit. Dy herë ishte Diallo afër portës, por mungoi pasi i fundit. Nga fillimi, 10 minuta, ishim pak si me kujdes, pastaj kapëm ritmin e lojës.

Sot ishim të përgatitur nga të dy krahët. Kemi lojtarë shumë të shpejtë, që nëse ata sulmojnë hapësirat, është shumë e vështirë për lojtarët kundërshtarë. Ndoshta nuk i sulmuam mjaftueshëm sepse ishim në avantazh dhe topi i lirë. E thashë, dhe Diallo dhe Lajthia”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img