Flamurtari nuk mundi as në javën e 8-të të Superiores të marrë fitoren e parë për këtë sezon në kampionat. Ekipi vlonjat u mposht 2 – 3 nga Teuta, ndërsa pas ndeshjes foli trajneri Francesko Moreiro:
“Nëse pranon 3 gola, bëhet e vështirë. Mungesa e përqendrimit ndikoi. Ndaj një ekipi si Teuta që po kalon formë të mirë, nuk mund të lëshosh kaq shumë. Kemi bërë gabimnet në daljet nga poshtë.
Morën golin e 3-të në fundin e pjesë së parë. Pastaj në pjesë e dytë bëm 3 ndërrime direkt. Sipas meje, një ndeshje ka shumë ndeshje brenda. Dua të shikoj ekipin që luajti në pjesën e dytë. Një ekip që kërkojë të barazonte. Dua vendosmëri. Më pëlqen që ekipi im të luaj futboll.
Gabimet janë pjesë e futbollit. Në të kundërt, bëhet shumë e vështirë. Kampionati është akoma i gjatë. Po shikoj progres. Humbja mund të të rris dhe të tregojë se nuk bëhet më shaka. Normale që kërkojë më shumë. Kur erdha kishte probleme.
Po kërkoj ti jap identitet grupit. Duhet të përmiërsojmë aspektin fizik. Ju siguroj se lojtarët e Flamurtarit mund të japin më të mirën. Sa të jem unë këtu, ekipi do luftojë nga minuta e parë deri në të fundit.
Ndryshimi i lojtarëve? I përshtatemi rivalit”.



