I pari ‘match point’ për Pecco Bagnaia. Me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Australisë, piloti i Ducati realizoi përmbysjen e madhe dhe mori drejtimin e renditjes në MotoGP për herë të parë kur kanë mbetur vetëm dy gara deri në fund të Kampionatit Botëror 2022. Kaloi nga -91 në një +14 ndaj Fabio Quartararos, i cili tani po ndjek dhe e sheh të komplikuar titullin e dytë radhazi.
Renditja thotë: Bagnaia 233 pikë, Quartararo 219, Espargaro 206 dhe Bastianini 191, prandaj edhe Aleix Espargaro dhe Enea Bastianini janë në ndjekje dhe ende matematikisht në garë për kampionatin. Megjithatë, Bagnaia mund të fitojë titullin tashmë që në GP të Malajzisë.
Për të mbyllur ndeshjen në Sepang, Bagnaia do të duhet të rrisë avantazhin e tij në mënyrë që të jetë i paarritshëm në garën e fundit në Valencia, dhe kështu në thelb të arrijë mbi 25 pikë ndaj francezit.
Bagnaia është kampion në Malajzi nëse:
Fiton dhe Quartararo nuk shkon përtej vendit të katërt
Ai është i dyti, Quartararo nuk shkon përtej vendit të shtatë dhe Espargaro nuk fiton
Ai është i treti, Quartararo nuk shkon përtej vendit të njëmbëdhjetë dhe Espargaro përtej të tretit
Ai është i katërti, Quartararo nuk shkon përtej vendit të katërmbëdhjetë dhe Espargaro përtej të katërtit
Ai është i pesti, Quartararo nuk merr pikë dhe Espargaro nuk shkon përtej vendit të katërt