Friday, March 29, 2024

Basketboll-Vllaznia humb dy takimet e javës së dytë. Vllaznia-Partizani femra, 86-88 dhe Besëlidhja-Vllaznia meshkuj 95-76

Lexo

Java e dytë e kampionateve Kombëtarë të basketbollit ka regjistruar dy humbje për ekipet  e Vllaznisë, për femra dhe meshkuj. Ekipi i femrave i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj është ndeshur me Partizanin, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Një ballafaqim ky shumë interesant që u përshkua nga rivaliteti nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Vllaznia arrin të fitojë dy periodat e para me shifrat 21-18 dhe 16-15. Në periodën e tretë rezultati është i barabartë 18-18, ndërkohë që të katërtën është skuadra mike që fton më shifrat 8-17.

Koha e rregullt mbyllet me shifrat e barabarta, 63-63, Barazim edhe në shtesën e parë me shifrat 79-79, ndërkohë që në shtesën e dytë Partizani e mbyll me dy pikë më shumë duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 86-88.

Pas javës së dytë, Vllaznia është në vendin e fundit të renditjes me 1 pikë dhe me një ndeshje më pak, ndërkohë që tabelën e klasifikimit e kryesojnë Tirana dhe Partizani me 4 nga pikë.

Me humbje e ka mbyllur ndeshjen e javës së dytë edhe ekipi i meshkujve të basketbollit. Pas humbjes së parë të pësuar në Shkodër me Apoloninë, java e dytë e ballafaqoi Vllazninë me një ekip tjetër debutues, Besëlidhjen e Lezhës. Ashtu si edhe në përballjen me fierakët, trajneri Damian Bekteshi ka nxjerrë në fushën e lojës një ekip me emra të tij.

Krahas kapitenit Rakaj, Shabani, Memçaj dhe Gjeçaj, pjesë e skuadrës së sezonit të kaluar, për Vllazninë kanë luajtur edhe të rinjtë Mbiara, Kuçi, Hafizi, Kopliku, Tahiraga.

Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Artan Terihati fitojnë dy periodat e para me shifrat 23-19 dhe 27-17 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 50-36. Edhe perioda e tretë dominohet nga skuadra lezhjane duke e fituar atë me shifrat 25-21, ndërkohë perioda e katërt paraqet disi më rivalitet, por edhe ajo fitohet nga Besëlidhja 20-19, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Besëlidhjes me rezultatin e përgjithshëm, 95-71.

Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia e basketit për meshkuj renditet në vendin e fundit të klasifikimit së bashku me Kamzën, edhe ajo me dy humbje. Ndërkohë, në krye të renditjes për meshkuj janë Teuta dhe Besëlidhja me nga 4 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img