Tuesday, July 8, 2025

Moviola e Vllaznia-Elbasani/ Dy raste të dyshimta, VAR-i nuk ndërhyn

Lexo

Kryesori nga Durrësi, Klodian Shahini, në momente të caktuara u kontestua nga të dyja palët, sidomos nga Elbasani për një penallti të mohuar. Dy ishin momentet për moviolë, ndërkohë që VAR-it nuk iu desh në asnjë moment të ndërhynte.

13’ Xhoel kërkon penallti, pas ndërhyrjes së portierit Jukajt, i cili devijon topin. Nga pamjet vihet re se portieri shkodran ka shkuar i pari te topi dhe vendimi i Shahinit për të mos akorduar penallti është i drejtë.

25’ Elbasani pretendon sërish për penallti, për një prekje të topit me dorë në zonë nga Mala. Shahini vazhdon lojën, duke e konsideruar prekjen e Malës, qartazi me dorë, të pavullnetshme për shkak të afërsisë me lojtarin kundërshtar. Një rast që kërkon interpretim dhe që duket se anon më shumë nga jo penalltia.

PANORAMASPORT.AL

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img