Prononcimi i trajnerit të Vorës, Arjan Bellaj, pas ndeshjes, Vora-Flamurtari 1-0 deklaroi pas ndeshjes:
“Dua të përgëzoj çunat për shpirtin, bravo, për ato që japin edhe në stërvitje sepse pasqyra e stërvitjes është në ndeshje. I dinim pikat e dobëta edhe të forta të Flamurtarit. Në fund kur arrin fitoren, ke javën para çfarë bën mirë dhe jo.
E dinim nga krahu i majtë, por edhe i djathtë si punonte Vlora me rotacionet që bënte. E kishim punuar te 4-4-2, edhe disa minuta si me Tiranën 4-3-3, por nuk e prisnim me ndryshim lojtarësh dhe sistemi. U munduam të sakrifikojmë Bardhin, por edhe Karricën. Në futboll po nuk punove nuk mund të dalë asgjë. Duhet të shkonim përpara sepse kishim hapësira. Jemi ekip i ri, çunat japin më shumë pjesën e parë. Kur shënojmë gol, duam të menaxhojmë. Gjithsesi, jemi ekip i ri. Po nuk luftuam dhe po nuk vrapuam, na marrin me sy tjetër, dhe bëjmë ashtu për t’u treguar se nuk është si mendojnë më të shumtët. Ne luajmë si nga krahu i majtë dhe djathtë. Gecin e zurën edhe ngërçet, këtë vit ndeshja e parë që luan edhe logjike që do kishim probleme nga krahu i djathtë.
Është puna e trajnerit, që nga e hëna deri të dielën duhet të jemi me këmbë në tokë. Suksesi nga disfata është një fije floku. Duke bërë se u bëmë një ekip i madh si Siti dhe Milani, e të luajmë si ato, do jemi në fund të tabelës, prandaj duhet të jemi me këmbë në tokë. Vlerat vetes i rrit duket punuar, jo të tregojmë mendjemadhësi. Kjo është ajo që duhet të mbajmë ne, të mbajmë futbollistët me këmbë në tokë. Janë çuna të rinj, disa për herë të parë në Superligë. E kanë rritur nivelin e lojës, pritshmërinë e presidencës dhe tifozëve tonë dhe duhet të përpiqemi çdo javë që të justifikojmë atë që kemi treguar deri tani”, u shpreh Bellaj pas ndeshjes për “RTSH”.



