Sunday, September 8, 2024

Mungesa e fituesit të së drejtës televizive, kategoria Superiore mund të shtyhet

Lexo

Kur kan mbetur edhe pak dite nga data zyrtare e fillimit te kampionatit gjithçka mbetet e paqarte per “Abisnet Superiore”. E vetmja gje qe dihet tashme eshte kalendari shorti per te cilin u hodh vetem pak dite me pare. Mesohet se fillimi i kampionatit mund te shtyhet me disa dite.

Nga data 19 qe eshte parashikuar kampionati mund te nis ne daten 26 gusht. Shkak per kete eshte bere e drejta televizive e cila ende mbetet nje çeshtje e pazgjidhur.

Pak jave me pare FSHF njoftoi per nderprerjen e bashkepunimit me “OverSport” per shkak te mos permbushjes se kushteve te kontrates nderkohe qe ende nuk eshte percaktuar fituesi per te drejten televizive te sezonit te ri. Tashme mbetet te shihet se si do te zgjidhet ky ngerç nderkohe qe shtyrja mund ti beje mire skuadrave qe ende nuk e kan plotesuar grupin dhe nuk jan gati per te nisur.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img