Saturday, July 27, 2024

Nëse kalon Valmerian, Partizani mund të ndeshet me humbesin e çiftit Astana-Ludogorets

Lexo

Partizani ka mesuar rivalin e Play Off ne Conference League ne rast se do te kaloj Valmerian. Te kuqte kan ne turin e trete nje pengese si Valmeria kundërshtari letonez qe eshte mese i kalueshem.

Megjithate kampionet e Shqiperise nuk kishin aspak fat ne short per fazen e Play Off. Ekipi i Zekiç do te perballet me humbesin e çiftit Astana-Ludogorets te cilet jan ne turin e trete te Europa League. Ky ishte rivali me i keq i mundshem qe mund ti binte Partizanit pasi te dy ekipet si Astana dhe Ludogorets kan tradite ne Europe.

Në turin e tretë të kompeticionit, së bashku me Partizanin janë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Ballkani dhe Struga.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet në turin e tretë me Linkoln Red dhe në rast se arrin të kualifikohet, atëherë kalon në “Play Off”, aty ku do të përballet me humbësin e ndeshjes Sherif Tiraspol-BATE Borisov.

Ndërkohë, Struga e Shpëtim Duros luan në “Play Off” kundër Hesperanzh nga Luksemburgu. Në rast se Struga kalon në turin tjetër, atëherë do të përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski – Bredablik.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img