MURA-SHKËNDIJA 5-0
(Shënues: Bobičanec 25′, 45’+1, Klepač 55′, 87’, Kous 64′)
Kampionët e Maqedonisë janë mundur 5-0 në ndeshjen e kthimit në Slloveni
Shkëndija e Tetovës del e turpëruar nga Liga e Kampioneve, ndërsa mbrëmjen e së martës ka humbur dhe ndeshjen e dytë me sllovenët e Muras. Madje me një rezultat më të thellë krahasuar me ndeshjen e parë, ndërsa 90 minutëshi i luajtur në fushën sllovene ka përfunduar 5-0.
Që në pjesën e parë, Bobicanec do të shënonte dy herë. Kjo në të 29’ dhe në minutën e parë shtesë. Për më tepër skuadra e trajnerit Ernest Gjoka ka mbetur që në të 42’ me dhjetë futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Krivak, që ka marrë dy të verdha në harkun kohor të tre minutave.
Në pjesën e dytë Klepac shënon golin e tretë në të 55’. Për të vijuar më pas Kous në të 64’ dhe përsëri Klepac në të 87’. E përfundimisht 5-0, ndërsa Shkëndija e Tetovës tanimë do të provojë forcën e vet në Konferencë Ligë.