Botërori i futbollit 2026-Dhjetë gola në finalen e vogël, Anglia mund Francën 6 me 4 dhe është e treta e botërorit. Dopieta e Mbappe, shumë pranë “Këpucës së Artë” me 10 gola ndaj 8 të Messit

Lexo

- Reklamë -spot_img

France – Angli 4-6 (Mbappe 48′, 66′, Barcola 54′, Dembele 90’+6/Rice 3′, Konsa 18′, Saka 37′, 45’+1, 87′(p), Bellingham 90’+8)

Dhjetë gola ka prodhuar finalja e vogël e botërorit të futbollti 2026, Francë-Angli. Gjashtë në portën e Francës dhe 4 në atë të Angklisë duke bërë që anglezët të renditen të tretët në këtë botëror.

Një pjese e pare, e dominuar tërësisht nga Anglia që duke shfrytëzur edhe formacionin kundërshtar që mungonin titullarët shënoin katër herë në portën e Francës me autorë. Rice, Konsa e dy here Saka dhe 4-0.

45 minutat e dyta, shfaqin në fushë një Francë me titullarët me peshë të formacioni. Dhe reagimi është i menjëhershëm kur dy golat e Mbappe dhe një i Barcola ngushtojne rezultatin në 3-4.

Loja merr ritëm tjetër dhe kjo për meritë të Francës, e cila është në kërkim të golit të barazimit. Por, këtë nuk ia lejon Saka dhe Bellingham golat e të cilëve fiksojnë rezultatin përfundimtar 4 me 6 për Anglinë.

Në këtë mënyrë, Anglia është e treta e Botërorit 2026 , e cila shenon fitoren me me shume gola ne nje finale per vendet 3-4.

Për Anglinë është hera e pare ne historine e pjesemarrjeve te saj neper Boterore që renditet ne vendin e trete, teksa e luante per here te trete nje finale te tille, kurse Franca, ne finalen e saj te katert per vendin e trete, edhe pse humbet, realizoi qellimin e saj final.

E veçanta e kësaj ndeshje kishte të bënte me dopietën e Kylian Mbappe, i cili shkon në kuotën e 10 gola duke shpresuar të bëjë të veten “Kepucen e Arte”, por gjithnjë duke qënë në pritje të Lionel Messit, qe aktualisht ka 8 gola dhe në finalen e madhe Spanjë-Argjentinë, mund të dhurojë surpriza për të përmbysur Mbappe-në.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img