Saturday, November 23, 2024

Ndahet nga jeta, në moshën 75-vjeçare ish drejtuesi i Gazetës “Sporti Popullor”, Nexhat Gjuzi

Lexo

Komuniteti i medias sportive ka humbur një emër të njohur të gazetarisë sportive. Bëhet fjalë për Nexhat Gjuzin, i cili ndërroi jetë nsot në moshën 75 vjeçare, pena e të cilit në vitet ’80-90-të ka qënë shumë e pranishmë në faqet e gazetës “Sporti Popullor”, aty mbante edhe postin sekretarit të kolegjumit të saj gazete.

Me emra të tillë të njohur të asaj kohe, Agim Korbi, kryeredaktor, si dhe pjesëtarët e redaksisë, Baku Gjoni, Bashkim Tufa, Albert Karanxha, etj, gazeta “Sporti Popullor”, e vetmja sportive në treg, ishte shumë e ndjekur dhe e dashur për dashamirësit e sportit.

Pas vitit 1990, krahas angazhimeve të pjesshme mediatike, Nexhat Gjuzi angazhohet në komunitetin myslimanë duke qënë  edhe themeluesi i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë Shqiptarë. Ndërkohë, duke qënë në forumet drejtuese të departamentit të besimeve fetare në Kuvendin e Shqipërisë, ai vijoi të ushtronte edhe detyra të tjera të rëndësishme shtetërore si përfaqësues i komuniteteve fetare.

Veriu Sport, përcjellë ngushëllimet e rastit familjes Gjuzi, si dhe komunitetit mediatik dhe atij mysliman, për humbjen e jetës së një figure të tillë të nderuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img