Wednesday, December 24, 2025

Ndalet Partizani. Pas një seri ndeshjesh pozitive, e mund Egnati 2-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Partizani 2-1(Shënues: Buriç 412, Ndreca 90’/ Ogunleye 90+2’)

Egnatia ka arritur një fitore 2-1 përballë Partizanit në javën e 17-të të “Abissnet Superiore” në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Egnatia Arena”, skuadra rrogozhinase u tregua më e qartë në lojën e saj në minutat e para, ndërsa arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 41-të me anë të Buric. Pas pësimi të golit, të kuqtë u shfaqën më kërkues, por u përballën me një Dajsinani në formë.

Sfida u bë akoma më interesante kur rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të dhënë me VAR për Xhemajlin(ndërhyrje e gabuar ndaj Sembene).

Gjithsesi, kjo nuk e pengoi skuadrën e Tetovës të dyfishonte shifrat me anë të Ndrecës në fundin e takimit. Në minutat shtesë, Partizani ngushtoi diferencën me anë të Ogunleye, por pa arritur të shmangë humbjen.

Egnatia fiton 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vend të parë, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 23 pikëve në vend të 6-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img