“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.
Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.
Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, është mesazhi që Presidenti i Federtatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përcjellë publikisht për ndarjen nga jeta të figurës së njohur futbollistike të Robert Jasharit, ish futbollist i Partizanit dhe i kombëtares së Shqipërisë.