Friday, April 19, 2024

Vllaznia-Egnatia, moviola i jep të drejtë kuqebluve në pretendimin për një penallti më favor të tyre

Lexo

Vllaznia dhe Egnatia e kanë mbyllur në barazim 1 me 1 ballaqimin e tyre pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”. Një barazim që u ka djegur jo pak kuqebluve, të cilëve u duhej mepatjetër fitorja tre pikëshe për të vijuar pretendimet në luftën për titullin kampion.

Sipas tyre, një gol i dytë fitoreje mund të shënohej në kohën shtesë, nëse arbitri Kuka do të akordonte penallti në favor të Vllaznisë për një tërheqje nga prapa fanele të sulmuesit Mehdi Çoba. I shqyrtuar nga moviola, pamjet filmike tregojnë se gjyqtari Kuka ka gabuar që nuk ka vërshëllyer për penallti në favor të kuqebluve. Ndërkohë, kritika ka edhe për sistemin VAR, i cili nuk duket se e ka sinjalizuar kryesorin për rastin në fjalë.

Ndërkohë, po për këtë ndeshje, por tashmë në favor të miqve nga Rrogozhina, moviola tregon se arbitri kryesor Kuka ka gabuar që e ka konsideruar simulim rastin ne minutës së 14-të të pjesës së parë, kur sulmuesi i Egnatias, Magani është penguar nga mbrojtësi kuqeblu, Mevlan Adile. Sipas specialistëve të moviolës, arbitri ka gabuar, pasi duket qartë që Adili, pasi largon topin, ka edhe kontakt me sulmuesin, kështu që e verdha ndaj Maganit nuk duhej dhënë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img