Ndërhyrje horror, Federata angleze e futbollit dënon me gjashtë ndeshje pezullim Liam Roberts për faullin ndaj Matetës

Federata e Futbollit ka vendosur të ashpërsojë masën ndaj portierit të Miluollit. Siç dihet Liam Robertson, për faullin e ashpër në dëm të sulmuesit të Kristal Palas, është dënuar me tri ndeshje pezullim. Por gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit ka vendosur të rëndojë këtë mase duke i shtuar edhe tre takime të tjera.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Federata e Futbollit ka arsyetuar vendimin e saj duke pranuar se tri ndeshje pezullim për faullin ndaj Matetës ishin shumë pak për Robertson.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu