Sunday, December 7, 2025

Ndërkombëtari Enea Jorgji, do të vendos drejtësi në klsiken Vllaznia-Tirana

Lexo

- Reklamë -spot_img

Klasikja e futbollit shqiptar, takim që do të luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00 do të gjykohet nga arbitri ndërkombëtara, Enea Jorgji. Ky është vendimi i marrë nga sektori i gjykimit pranë FSHF-së.

Asistentë të tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Xhuljo Mani. Ndërkohë që arbitër i katërt është caktuar Erjon Bylykbashi.

Nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të Jorgjit do të vijë Florjan Lata. Ndërkohë që asistenti i këtij të fundit në teknologji do të jetë Klodian Shahini.

Vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij Jorgji e ka ndëshkuar Vllazninë me plotë 157 kartonë të verdhë dhe 16 kartonë të kuq. Për herë të parë, ka vënë drejtësi në ndeshjen Vllaznia-Kastrioti në dhjetor të vitit 2009.

Trupa gjykuese e ndeshjes së sotme, Vllaznia-Tirana

Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Ridiger Çokaj
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
Var: Florjan Lata
Avar: Klodian Shahini

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img