Tre sfidat e para të javës së tetë të Abissnet Superiore, do të luhen sot, ndërkohë që dy të tjera janë programuar për nesër.
Vora – Dinamo është çifti i parë që hap serinë e ndeshjeve të sotm, takim i cili do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” duke nisur prej orës 14:00.
Dy sfidat e tjera, Elbasani – Bylis dhe Vllaznia – Tirana, janë programuar të luhen në orën 17:00.
Pa lënë mënjanë ballafaqimin në “Elbasan Arena” mes Elbasazanit dhe Bylisit, dy skuadra që vijnë pas humbjeve në javënën e shtatë, ku vendasit kërkojnë katëshën e parë dhe ballshiotët mbijetese, ajo që pritet më shumë interes është supersfida e stadiumit “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Një klasike, e cila edhe pse në pozita të kundërta në renditje, me kuqeblutë kryesues dhe bardheblutë të parafundit, pritet një ballafaqim luftarak ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, Vllaznia për t’u konfirmua rsi lider i kampionatit dhe Tirana për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.
Ndërkohë, java e tetë e Superiores mbyllet nesër me dy ballafaqimet e fundit, Partizani-Egnatia ora 17:00, Teuta-Flamurtari ora 17:00.
Kalendari i ndeshjeve të Javës së 8-të Abissnet Superiore
Sot 24 tetor 2025
Vora-Dinamo ora 14:00
Elbasani-Bylis ora 17:00
Vllaznia-Tirana ora 17:00
Nesër 25.10.2025
Partizani-Egnatia ora 17:00
Teuta-Flamurtari ora 17:00
Fatos LAMAJ



