Ndërkombëtari Enea Jorgji gjykon duelin Vllaznia-Bylis. Sot, ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, java e 24-të Abissnet Superiore

Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i ka besuar arbitrit ndërkombëtar Enea Jorgji të gjykojë sot ndeshjen Vllaznia-Bylis. Takimi në fjalë, i vlefshëm për javën e 24-të të kategorisë Abissnet Superiore, luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 17:00.

Asistentë të kryesorit Jorgji do të jenë, Denis Rexha dhe Endri Mehmetaj, ndërsa arbitër i katërt është Laver Alla.

Në sistemin VAR është caktuar, Dorjan Maletaj dhe AVAR, Avar:Orlando Kuka. Delegat: Engli Kokona  dhe Vëzhgues: Prek Pjetrushi.

Fatos LAMAJ

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu