Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ia ka besuar një arbitri ndërkombëtar gjykimin e ndeshjes, Vllaznia-Dinamo. Ai është elbasanasi, Enea Jorgji, një arbitër me shumë përvojë, i spikatur jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në kompeticionet europiane.
Në dy krahët e fushës, Jorgji do të ketë bashkëpunimin më ndihmësit e tij, tiranasin Denis Rexha në njërin krah, dhe në tjetrin lezhjanin Ridiger Çokaj. Gjyqtar i katërt është caktuar durrsaku, Florjan Lata.
Në sistemin VAR, që është një pozicion shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e ndeshjes do të jetë durrsaku, Klodian Shahini, ndërsa në AVAR elbasanasi, Astrit Mahmuti.
Delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit është i planifikuar të jetë Andi Zëre dhe vëzhgues, Plarent Kotherja, që të dy nga Tirana.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Dinamo
Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4:Florjan Lata(Durrës)
Var:Klodian Shahini(Durrës)
Avar:Astrit Mahmuti(Elbasan)
Delegat:Andi Zëre(Tiranë)
Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)
Fatos LAMAJ