Tuesday, May 14, 2024

(Video) Basketboll Femra-Vllaznia, shpartallon Barletin, e mund në transfertë me rezultat treshifror (40-106). Spikaten: Bernarda Rreshpja me 41 pikë, Anisa Bokrina me 19 pikë dhe Sindi Kryeziu me 24 pikë

Lexo

Barleti Basket-Vllaznia  40-106(6-26, 15-26, 7-30, 12-24)

Formacioni i Vllaznisë: Medina Mustafa (C), Bernarda Rreshpja, Ingrid Dashja, Sindi Kryeziu, Anisa Bokrina, Melida Hykaj, Anisa Musaja, Medina Hyka, Taylor Dunn, Sara Murçaj, Ersa Cekaj. Trajner: Bledar Gjeçaj

Vllaznia në basketboll për femra ka realizuar fitoren e rradhës në kuadrin e ndeshjeve të javës së nëntë të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra. Këtë e ka arritur pasditen e sotme, teksa ka mundur në transfertë ekipin Barleti Basket me rezultat të thellë. Fitore kjo që përforcon pozitat e skuadrës kuqeblu në vendin e katërt të renditjes duke përmbushur objektivin e kualifikimit në katërshen më të mirë të fazës Play-Off.

E gjithë ndeshja është mbyllur me rezultat tre shifror, 40 Barleti dhe 106 Vllaznia, që do të thotë se skuadra kuqeblu fiton me një diferencë prej 66 pikësh.

Shifrat e thella përfundimtare në favor të Vllaznisë erdhen pas dominimit total të të gjithë ndeshjes, ku basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj, e mbyllën periodën e parë me shifrat e thella, 6-26, me plot 20 pikë diferencë në favor të Vllaznisë. Epërsia e Vllaznisë ishte edhe në periodën e dytë, ku përsëri ka fitore, këtë radhë 15-26 duke bërë pjesa e parë të mbyllet me rezultatin, 21 me 52 në favor të Vllaznisë.

Ajo që e vulos përfundimisht fitoren e Vllaznisë në këtë ndeshje është perioda e tretë, e cila fikson shifrat 7 me 30. Me fitore në favor të Vllaznisë mbyllet edhe perioda e katërt, këtë radhë me shifrat 12 me 24, duke bërë që e gjithë ndeshja të regjistrojë rezultatin tre shifror në favor të Vllaznisë, 40 me 106. Një fitore kjo që ka kontributin e të gjithë skuadrës, por ato që spikatën në shënimin e pikëve, janë Bernarda Rreshpja me 41 pikë, Sindi Kryeziu me 24 pikë, Anisa Bokrina me 19 pikë, për të vijuar pastaj me Melida Hykaj  10 pikë, Anisa Musaja 8, Medina Hykaj dhe Sara Murçaj nga 2.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit femra, Barleti Basket-Vllaznia, 40-106.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img