Teuta dhe Vllaznia do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së katërt të “Abisnet Superiore”.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” do të startoj në orën 19:00. Tashmë FSHF ka vendosur për trupën e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë.
Në rolin e gjyqtarit kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Gerald Cenolli, ndërkohë që arbitër i katërt është caktuar Albert Doda.
Nga dhoma e sistemit VAR, në ndihmë të Xhajës do të vijnë Orlando Kuka dhe asistentja e tij do të jetë Emanuela Rusta.
Delegat i këtij takimi është caktuar Eraldi Shera ndërsa Vëzhgues i arbitrave Sokol Çekaj.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Teuta-Vllaznia
Arbitër kryesor:Juxhin Xhaja
Asistent 1:Rejdi Avdo
Asistent 2:Gerald Cenolli
Arbitër i 4:Albert Doda
Var:Orlando Kuka
Avar:Emanuela Rusta
Delegat:Eraldi Shera
Vëzhgues:Sokol Çekaj
Fatos LAMAJ



