“Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe të qenit në mesin e tyre më bëri të ndihem shumë i lumtur”
Gjatë ditës së djeshme, trajneri i Kombëtares, Silvinjo është nderuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me çmimin “Shqiponja e Artë”. Një ndjesi e veçantë për brazilianin, i cili ka shprehur të gjitha emocionet e tij me një postim në rrjetet sociale.
Ja postimi i Silvinjos:
“Shumë i nderuar që mu akordua çmimi “Shqiponja e Artë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe të qenit në mesin e tyre më bëri të ndihem shumë i lumtur.
Së bashku me disa nga pjesëtarët e stafit teknik të ekipit kombëtar dhe zyrtarë të FSHF-së, falënderova futbollistët dhe të gjithë kombin shqiptar për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi krijuar përgjatë kualifikueseve dha dhe që kulmoi me kualifikimin tonë në finalet e Euro 2024”.