Sunday, October 13, 2024

Mehmeti: “Jemi duke bërë maksimumin, jam munduar të punoj me skuadrën nga ana psikologjike”

Lexo

Dinamo ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit me rezultatin 1-0, teksa është ngjitur në vedin e katërt të klasifikimit. Pas kësaj sfide, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, u shpreh për MCN TV:

“Unë mendoj që profesor Starova ka të drejtë që thotë mund të bënim më shumë se kaq. Erzeni në pjesën e parë na mori iniciativën e lojës. Edhe me disa gabime tona në mënyrën sesi interpretuam fazën ofensive kemi bërë gabime dhe i dhamë mundësi kundërshtarit. Ata na vendosën në vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Mendoj se jemi duke bërë maksimumin. I kam dhënë shumë më tepër skuadrës qetësinë psikologjike që të kalojmë këtë situatë të vështirë. Ka qenë e vështirë sepse ka shumë largime dhe afrime. Jam munduar të jem cinik për t’i marrë maksimumin këtij grupi. Kam shumë punë për të bërë për të përmirësuar intepretimin e lojës. Për pjesën e parë sot jam shumë i pakënaqur.

Si mendon se sa larg mund të shkosh me këtë grup, apo do të ketë ndryshime në janar? Duke pasur parasysh që në momentin që unë kam marrë skuadrën jam munduar të rregulloj skuadrën nga ana psikologjike. Jam munduar të rregulloj dhe aspektin difensiv pasi ndryshe nuk mund të shkosh drejt fitores. Përsa i përket asaj që ne duam për Dinamon e bukur, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur. Nëse do e kisha skuadrën që në fillimet e mia do të kërkoja falje për interpretimin e lojës. Nuk ka skuadër duke filluar tek Partizani dhe Egnatia që s’ka nevojë për ndërhyrje. Kam bërë një plan pune me drejtuesit dhe kur të vijë dhjetori do të bëjmë një analizë të thellë dhe të dalim në përfundim se ku kemi më shumë nevojë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img